Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë miratuar marrëveshje të re për modernizimin e rregullave të patentave në Bashkimin Europian.
Ndryshimet e fundit kanë për qëllim të reduktojnë numrin e aksidenteve dhe ngarkesat e panevojshme për qytetarët dhe autoritetet në lidhje me procedurat administrative.
Rregullat e reja përmbajnë disa elementë kyç duke përfshirë futjen e lejeve dixhitale të drejtimit të automjeteve, të cilat mund të aksesohen në telefona celularë ose pajisje të tjera dixhitale dhe të përdoren në të gjithë BE-në.
Megjithatë, dokumenti do të vazhdojë të jetë i disponueshëm edhe fizikisht për ata që e dëshirojnë një të tillë.
Sipas direktivës së re, të gjithë personat nga mosha 17-vjeçare mund të pajisen deri në patenta kamioni nën kushte të caktuara.
Rregullat e reja parashikojnë gjtihashtu një periudhë prove për të gjithë shoferët fillestarë dhe kërkesa të reja për aftësinë fizike dhe mendore për të drejtuar makinën.
Siguria e këmbësorëve, çiklistëve, skuterëve dhe përdoruesve të mjeteve të tjera të vogla të transportit do të jenë prioritet dhe do të përfshihen në testet teorike dhe praktike të patentës.
Shtetet anëtare do të kenë 4 vite kohë për të integruar rregullat e reja në legjislacionin kombëtar./vizionplus.tv