Valentino Rossi nuk do të jetë më pjesë e MotoGP. Ai njoftoi tërheqjen përfundimtare, duke e konsideruar këtë si një vendim mjaft të vështirë.

 

Të gjithë eksperiencën e kaluar në 26 sezone fenomeni 42-vjeçar e konsideron të mrekullueshëm.

 

“I dhashë vetes kohë dhe vendosa të ndalem në fund të vitit. Më vjen shumë keq. Doja të garoja edhe 20-25 vjet të tjera, por, për fat të keq nuk është e mundur. Është një moment shumë i trishtuar, është e vështirë, por vitin e ardhshëm nuk do të garoj në MotoGP. E kam bërë për gati 30 vjet dhe nga viti 2022 jeta ime do të ndryshojë. Ishte gjithçka e mrekullueshme, jam argëtuar shumë, në këtë udhëtim të gjatë. Gjithçka që jetova me ekipin tim ishte e paharrueshme. Kishte momente të paharrueshme që do t’i mbaj gjithmonë me vete. Nga viti i ardhshëm nuk do të garoj, por mund të them se gjithçka ka qenë shumë, shumë bukur”.

 

E ardhmja e tij tani do të jetë mbi katër rrota, pasioni tjetër i tij i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *