Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar vendimin e qeverisë për rivendosjen e kazinove në kryeqytet.

Në një deklaratë për mediat, Vasili ka risjellë fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehej se me rastin e vitit të ri, kur ai do të ndërmerrte mbylljen e bixhozit, do t’u rikthente burrat dhe djemtë familjeve dhe grave në shtëpi. Sipas Vasilit, kreu i qeverisë nuk hezitoi që të blasfemonte.

“Qeveria shqiptare në datën 2 shtator ka miratuar rivendosjen e kazinove, pra të bixhozit në zemër të Tiranës. Në rrugët që përcaktohen në vendimin e Këshillit të Ministrave, që janë që nga Rruga e Barrikadave, rruga “Dedë Gjo Luli”, rruga “George Bush”, rruga “Ibrahim Rugova”, pra që nga ngjitur me bulevardin qendror, përballë parlamentit të kumarxhinjve, zemra e Tiranës tashmë është sërish me bixhoz.  Unë jam i detyruar përpara jush që ti kujtoj qytetarëve në mënyrë që asnjëri prej tyre të mos harrojë se kush është Edi Rama dhe si në mënyrë sigurisht të pacipë i ka gënjyer ata, po kujtoj që Edi Rama lidhur me bixhozin ka thënë as më shumë dhe as më pak që ‘ky bixhoz çonte 700 milion dollarë te lumi dhe te llumi’, është shprehur kohë më parë. Gjithashtu është shprehur përpara popullit shqiptar që në datën 1 janar, me rastin e vitit të ri kur ai do të ndërmerrte mbylljen e bixhozit, do t’u rikthente burrat dhe djemtë familjeve dhe grave në shtëpi. Ishte pikërisht ky njeri, i cili nuk hezitoi të përdorë e të marrë ndihmë në mënyrë të pacipë, duke u bërë njeri që blasfemonte, pra që bënte gjynah të madh, pasi guxoi të përdorë edhe Kuranin pa kuptim, pa asnjë lidhje në funksion të interesit të tij politik.  Dëgjojeni qesharakun Edi Rama se ç’ka thënë lidhur me bixhozin dhe kumarin, e si e ka lidhur edhe në mënyrë të pacipë me një gjë kaq të shenjtë siç është për besimin dhe besimtarët Kurani.”

Ndër të tjera, Vasili shtron pyetjen se kush është ai që po e kërcënon Ramën për ë hapur kazinotë. Ish-deputeti iu bën thirrje qytetarëve që më 25 prill, bashkërisht, të vendosin largimin e Ramës nga pushteti.

“Po sot kush e kërcënon Edi Ramën? Apo kush ia mbush xhepin Edi Ramës që e bën të hapë kazinotë mu në zemër të Tiranës? Përpara të gjithë qytetarëve serioz të ndershëm dhe pa asnjë rëndësi se cila është preferenca e tyre partiake apo politike në zgjedhje, janë 3 pyetje të mëdha. A mund të besohet dhe a mund të pranohet si kryeministër më një kryeministër i cili shpërdoron Kuranin, pra u thotë Shqiptarëve që një gjë që e ndalon dhe feja ua vë në qendër të Tiranës, që një gjë që lidhet me para të dyshimta dhe kriminale do rrijë në qendër të Tiranës, një aktivitet të cilën mala vita, të burgosurit e rrezikshëm e 313-ës qekan interesuar ta mbajnë në zemër të Tiranës, këtyre 3 interesave u shërben, u vë shqiptarëve një gjë që feja e dënon dhe që është kriminale në mes të Tiranës, ku ishte po ky që vendosi ti largonte në periferi, madje t’jua jepte ekskluzivitetin vetëm hoteleve me 4 apo 5 yje. Cilat qenë këto 5 thasë me para që lindin nga bota e krimit se vetë e kanë thënë që ju mbushën xhepat dhe i detyroi ti vendoste mu në zemër të Tiranës, ku vajtën çjerrjet e gjoksit të Edi Ramës, ku vajtën afirmimet e analistëve të paguar prej tij që bërtisnin dhe buçisnin për gjoja një veprim historik të Edi Ramës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *