Pas dy ditësh pa asnjë viktimë, këtë të premte nga Ministria e Shëndetësisë u njoftua për një pacient që ka humbur jetën.
Një 77-vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Numri i rasteve të reja mbetet thuajse në të njëjtat nivele.
Pas testimit të 2.807 qytetarëve, 21 prej tyre u konfirmuan pozitivë. Të shëruarit janë më të shumtë në numër sesa të infektuarit, 55 të tillë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.





