Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli rezultatin zyrtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, raporton Vizion Plus, doli forcë e parë duke marrë 49.95 % të votave e duke siguruar në këtë mënyrë 58 deputetë.

Partia Demokratike me 16.9 % përkthyer në 19 deputetë ndërsa , Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.64 % mori 15 deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07 % do të ketë 8 deputetë në Parlament ndërsa Lista Serbe do të ketë 10 deputetë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë 48.78%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *