Numri i të vdekurve në Bejrut të Libanit ka shkuar në 135. Ata humbën jetën për shkak të shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë.

Shifrat u përditësuan nga ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, për televizionin “Al Manar”.

Mbi pesë mijë qytetarë të tjerë janë të plagosur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, sipas tij.

“Fatkeqësisht numri i dëshmorëve po rritet”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *