Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një akt të turpshëm veprimin e presidentit Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.
Në një postim në Twitter, Rama deklaroi se argumentat e dhënë nga presidenti janë të frikshëm dhe skandalozë për institucionin që ai drejton.
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”
https://twitter.com/ediramaal/status/1083341597943783424






Z.Rama per ndjesen tende per kosove,mos u brengos,sepse brengosese per kosovarer eshte vendimi i ngutshem dhe kryekpyt personal i yti dhe i disave anej lufirit.ka kosova dhe shqiptaria njerz te dinjitetshem dhe shume me te aft dhe te deshmuar per komb,mos ban lojra qe nuk te bajn nder ty dhe askujna ne kosov dhe ne shqiperi.Posti i ministrit te jashtem esht post nder me te ransishmit ,prandaj kosoves i ban nder nese zgjedh njeriun e aft dhe te duhur per ti perfaqesuar interesat shqiptarve kudo qe ndodhen e sidomos atyre te kosoves ku zeri shqiperis duhet te jet i zeshem bile me i zeshem se askush tjeter ,sepse ka te beje me teritoret e shtetit te kosoves.Kosova ka nevoj per nje personalitet diplomatik qe e njeh bota e jo rama e taqi.