Subscribe

Arben Isaraj, Drejtor i Shërbimit te Transportit Rrugor ka qenë i ashpër në daljen e tij te parë para mediave. Një muaj nga marrja e detyrës, ai e ka përkufizuar në këtë  mënyrë ndërmarrjen që  drejton.

 

“Mungese e theksuar profesionalizimi, arrogance, korrupsion. Kjo drejtori ka shërbyer si banke per partine që e drejtonte. Ndërsa shërbimi për qytetarët është mizerabël.”

 

Stafi i ri i kësaj drejtorie po merret edhe me verifikimin e të gjithë shkeljeve të konstatuara, pasi korrupsioni ka qenë evident, nga largimi i mjeteve që s’kishin paguara dogane, tek shmangja e taksave për automjetet e luksi etj.

 

Për të ndryshuar këtë situatë puna do të nisë me përcaktimin e kritereve të punonjësve që do të qëndrojnë në detyrë. Kushti kryesor është arsimimi.

 

Lidhur me të ashtuquajturën polici gri, strukturë e cila varet nga kjo drejtori, me ndryshimet ligjore ajo do t’i kalojë Rrugoreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *