Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar rolin vendimtar të ndërkombëtarëve, veçanërisht të SHBA-ve për kontributin e dhënë për reformën në drejtësi.

Nga studioja e “Zgjedhje 2021”, Xhafaj deklaroi se nevojitej presioni i të huajve që të siguroheshin në Parlament 140 vota.

“Roli i ndërkombëtarëve ka qenë një rol përcaktues. Kanë një kontribut të rëndësishëm në procesin e hartimi. Roli i tyre ka qenë vendimtar në procesin e miratimit. Pa presionin e ndërkombëtarëve dhe në vençanti të SHBA nuk do të kishim 140 vota në Parlament për miratimin e Kushtetueses. Trimëritë pas betejës janë të njohura. Të gjithë rrahin gjoksin si kontributor të reformës në drejtësi. Gjëja më e mirë që duhet të bëjnë politikanët është që të lënë sistemin e drejtësisë të ngrihet dhe të ecë më këmbët e veta. Sistemi është i krijuar në mënyrë të tillë që nuk mund ta kapësh.”

Ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për Xhafajn, sot, sistemi i drejtësisë është shkëputur nga politika.

“Për të shkuar gjyqtar në Gjykatën e Lartë duhej ti puthje dorën dikujt në mazhorancë dhe më pas Presidentit. Duhej të puthje duart. Sot, ata nuk kanë lidhje me politikën. Sot kemi 7 anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe asnjë nuk është nominuar për shkak të bekimit politik. Karrierën për t’u bërë gjyqtar ta kishte në dorë politika. Sot, e ka merita personale e gjithësecilit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *