Subscribe

Opozita do te kërkoje referendum lokal per 2 objekte ne Tirane, per ndërtimin e parkingut nëntokësor tek parku “Rinia” dhe ndërtimin ne krah te Universitetit ne hyrje te Parkut te Liqenit. Ky aksion është lajmëruar nga kreu i departamentit per mjedisin ne PD, Jamarber Malltezi.
Por pavarësisht ambicies se PD ne Shqipëri, asnjehere nuk eshte zhvilluar nje referendum lokal, edhe per faktin se Shqipëria nuk ka nje ligj te posaçëm per referendumet. I vetmi parashikim per to përveç se ne kushtetute, ndodhet ne kodin zgjedhor te miratuar ne vitin 2003. Sipas kapitullit per referendumet ne kete kod , duhet qe nje grup prej 12 nismëtaresh t’i paraqesin KQZ kërkese per referendum, nese miratohet, KQZ do t’i pajise me formularët tip e me pas Partisë Demokratike do t’i duhet te mbledhë 10% te firmave te zgjedhësve te njësisë vendore per t’i dorëzuar ne KQZ, e cila duhet t’i verifikoje; dhe e gjithe kjo procedure duhet te mbyllet para 15 marsit ne te kundër shtyhet per vitin pasardhës. E ne kete këndvështrim, realizimi i 2 referendumeve lokale ne 2016 duket ne kufijtë e te pamundurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *