E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 60 minuta më parë
Vendi

Pasdite pritet shi, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të vendit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje shtrëngata afatshkurtra.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë