Vetëm një ditë pas nisjes e vaksinimit të qytetarëve për të parandaluar koronavirusin, agjencia e barnave e Britanisë e madhe njoftoi se njerëzit që vuajnë nga reaksione serioze alergjike ndaj një vaksine, ilaci apo ushqimi nuk do të vaksinohen me  Pfizer/BioNTech.

Ky paralajmërim erdhi pasi dy punonjës të shëndetësisë që u vaksinuan një ditë më parë kishin reaksione alergjike.

Drejtori i Shërbimit Shëndetësor  Stephen Pouis, u shpreh se të dy pacientët janë në gjendje të mirë.

Ndërkohë katër persona  te tjere që kane marre vaksinën e koronavirusit të Pfizer në provën e tij klinike, kanë pasur një formë paralize në fytyrë. Por në këte rast shkencëtarët e administratës e barnave ne shtetet e bashkuara, pretendojnë se efekti anësor nuk ishte shkaktuar nga vaksinimi.

Deri në fund të muajit, autoritetet shëndetësore britanike kanë parashikuar vaksinimin e mbi katër milionë banorëve. Mbretëria e Madhe është vendi i parë në botë që filloi një program vaksinimi masiv kundër covid 19.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave të shteteve të bashkuar do të vendose kete të enjte nëse do të miratojë vaksinwn e kompanisë farmaceutike Pfizer/ biontech për përdorim emergjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *