Subscribe

Ndërkombëtaret kane përshëndetur vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, qe tërhoqi vendimin për faljen e zyrtareve nen hetim per skandalin e përgjimeve. Komisioneri për Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn komentoi ne Twitter se tashme është momenti qe drejtësia e me konkretisht Prokuroria Speciale te vazhdoje punen e saj te rëndësishme. Liderët politike thekson Hahn duhet te kthehen ne tryeze dhe te mundësojnë zbatimin e plote te marrëveshjes se Perzhinos, përfshirë reformat prioritare. Presioni i BE dhe SHBA ndaj presidentit per ndryshimin e qëndrimit per faljen ka qene ne rritje. Per kete arsye ndërmjetësuesi gjerman Johannes Hajndel vizitoi dy here Shkupin brenda pak javëve dhe rikthehet serish kete te marte. Ai do te kete takime me drejtuesit e partive kryesore politike, presidentin dhe ambasadore te huaj.
Vendimi i Ivanov thelloi krizën ne vend dhe ngjalli zemërimin e qytetareve qe prej dy muajsh jane përfshirë ne protesta. Por tërheqja e kreut te shtetit nuk e ka kënaqur lëvizjen “Protestoj”, qe kërkon krijimin e nje qeverie kalimtare dhe ka paralajmëruar radikalizim te protestave me bllokim rrugësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *