Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në spital efektivin e policisë, Fadil Allaraj, i cili pësoi demtime serioze gjatë protestës.

 

Kreu i qeverisë tregon se Allaraj kaloi në një operacion tejet të vështirë pas “shqyerjes së kokërdhokut të syrit nga lukunia e kapuçëve”. Sipas tij, protestuesit e dhunshëm janë nxitur e paguar prej krerëve të opozitës.

 

Ai tha se ata duan të marrin peng Tiranën duke përdorur këtë ngjarje.

 

“Vizitë në spital tek efektivi i policisë, Fadil Allaraj, i cili kaloi në një operacion tejet të vështirë pas shqyerjes së kokërdhokut të syrit nga lukunia e kapuçëve, të nxitur e të paguar prej katërshes famëkeqe, për të marrë peng Tiranën me sebepin e një tragjedie që tronditi të madh e të vogël, por për hesapin e ulët të frymëzuesve të dhunës në opozitë e në presidencë, që duan të godasin shtetin për të marrë pushtetin”, shkruan Rama.

 

Gjatë bisedës me policin e plagosur, kryeministri njoftoi se ai do të dërgohet në Turqi për kurim.

 

“Edhe për merakun e prindërve, thamë që do ta çojmë në spital në Turqi. Do të të çojmë atje që të marrësh të gjitha shërbimet…Ça të bësh këto janë kostot e pamerituara. I bëjnë tjetrit atë që kurrë s’do të donte t’ja bënte. Mos u mërzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *