Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe kandidati i PS për Tiranën,Veliaj,  mëngjesin e sotëm konsumuan një kafe me banorët e njësisë tre.

Gjatë bisedës ata foleën për cka është bërë deri tani dhe për projektet e parashikuara  në të  ardhmen.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Investimet në infrastrukturë nuk bëhen sot për sot. Është raporti 5 shtëpi për 50 vjet. Tjetra gjë është e sigurt në vend që të rrinë të shohin nga qielli ndërtojnë dhe marrin përqindje si gjithë pronarët e tjerë. Situata te Unaza e Re është tjetër gjë tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër, i duhet hapur rrugë zhvillimit. Dhe njerëzit fitojnë. Ndërtimi nuk është me detyrim në kohën që ti je pronar. Ti vendos. Faktikisht se këtu si në gjithë botën, zhurmën e bën lajmi i keq. Ndodh një rast për një arsye për një tjetër edhe manipulohen edhe bëhen. Por, bashkia lejen e jep në këtë bazë. Edhe ajo historia për Përmbarimin që u bë skandal i madh. Kompania i kishte dhënë kontratën ndaj fitoi, ‘urdhëro këtu je pa leje’ .

 

 

ERION VELIAJ

KANDIDAT I PS PER TIRANEN

 

“Ne mund të kemi dy mundësi që së pari kur të vijë koha që gjurma të përkthehet në projekt të shpronësohen se fjala vjen do të vazhdojë unaza të bashkohet, do të vazhdojë në Tufinë, do të zbresë tek bregu i Lumit dhe do të bashkohet me Shqiponjën. Kështu që për të gjitha këto arsye ose do të shpronësohen ose mundësia tjetër është të mbrohet një grup banesash”

 

Një nga shqetësimet krysore të banorëve ishte procesi i legalizimit.

 

Në fund Veliaj premtoi se nga cdo plan që do të behet, asnjë person nuk do te mbesë pa zgjidhje dhe i pa kënaqur .

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *