Kryeministri Rama reagoi në  Twitter pasi parlamenti i Kosovës votëbesoi qeverinë e re të Kosovës që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Rama I uroi rrugëtim të mbarë qeverisë së re por edhe opozitës në shërbim të interesit të popullit dhe shtetit të tyre.

Kreu i qeverisë shqiptarë shprehu besim se pas një periudhe jo të lehtë në procesin e maturimit demokratik, qeveria e re dhe opozita do të bëjnë bashkë, punë të mira për vendin.

U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

Qeveria e re që lindi nga koalicioni LDK-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mori 61 vota në kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *