Subscribe

 

Për kryeministrin Edi Rama ne 4 vitet e ardhshme ekonomia e Shqipërisë do te rritet edhe për shkak te zbatimit te reformës ne drejtësi. Gjate nje takimi me operatoret turistike ne Përmet, Rama ka vene ne dukje efektin pozitiv te reformës ne drejtësi ne zhvillimin e vendit.

 

“E rëndësishme është se kemi mundësi t’i japim shtyse ekonomisë ne 4 vitet e ardhshme se do te na ndihmoje reforma ne drejtësi, çlirimi i tensionit qe krijojnë gjykatat do te jete nje çlirim energjie shume i madh.”

 

Rama ka vene ne dukje uljen e taksave per sektorin e turizmit si ndihme per zhvillimin e këtij sektori.

 

Taksa e turizmit u be 6 tani dhe e kemi me e ulet ne rajon dhe shpresoj qe do na ndihmoje per formalizimin, energjia është ulur per familjaret, është rritur per biznesin, është e vërtete, por hap pas hapi se nuk mund ti bëjmë te gjitha pernjehere.”

 

Sipas Rames, projekti i rilindjes urbane ka dhëne rezultatet e para ne rritjen e numrit te turisteve.

 

“Ajo qe është puna jone është qe ne te vazhdojmë me rilindjen urbane e tani qe janë definuar qendrat e gravitetit nga bashkia te fillojmë te shtrihemi me tutje. Do investojmë fillimisht ne ato rruge rurale qe jane lidhur me pikat grumbulluese, aty ku eshte nje përqendrim me i madh i prodhimit.”

 

Gjate takimit me operatoret turistike Rama ka vene ne dukje rëndësinë qe ka bashkëpunimi mes tyre per t’i dhëne mundësi çdo turisti qe te shohë sa me shume vende e te ketë sa me shume mundësi argëtimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *