E hënë, 12 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama, takime në Maqellarë

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, Muharrem Rama, është ndalur në Maqellarë.

Gjatë takimit me banorët e zonës ai u premtoi certifikimin e të gjitha pronave dhe tokave në këtë zone, investime në infrastrukturë, rikonstruksion të shkollave dhe qendrave shëndetësore dhe investime në sistemin e ujësjellës/kanalizimeve.

Reklamë

“Kam besimin e plotë se Maqellara do të jetë kthesa më e madhe për fitoren e bashkisë së Dibrës.”

Kryetari i Grupit Parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi u kërkoi dibranëve votën për Ramen, duke siguruar se ai është kandidati me i mire.

Reklamë

“Ka 20 vjet që subjekti ynë e kërkon për të kandiduar dhe ai ka hezituar. Kësaj radhe, nuk hezitoi. Pse nuk hezitoi? Sepse profesioni i tij e ndihmon për një gjë, që përpara se të shërosh një pacient duhet të përcaktosh diagnozën dhe ai tani ka përcaktuar diagnozën se ku i dhemb popullit të Peshkopisë. Para se ta ulë në sallë duhet të bindet tek suksesi i operacionit. Tani, ai është i bindur se është në gjendje vërtet të operojë për hallet, problemet e shqetësimet e shumta që ka populli i Peshkopisë”.

Në mitingun e organizuar në sheshin kryesor të kësaj njësie administrative Rama ishte i shoqëruar edhe nga disa deputete te LSI dhe PDIU ai dhe nga ministrat Gjiknuri e Beqaj.

 

Më shumë video

Reklamë