E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si pasojë e depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti do të jetë fillimisht i kthjellët si dhe shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e qendrës dhe kryesisht jug.

Reklamë

Vranësirat e dendura do të shoqërojnë me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në qendër dhe jug, ndërsa në zonën e juglindjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 35 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë