Subscribe

Tre ditë para zhvillimit të konferencës së donatorëve në Bruksel, kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku po zhvillon takime të njëpasnjëshme me krerë të lartë te vendeve të ndryshme, anëtare ose jo të Bashkimit Evropian, që i janë përgjigjur kërkesë së Brukselit për të mbështetur financiarisht Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit.

Kreu i qeverisë u takua me homologun e tij kanadez, Justin Trudeau, në Mynih, ku po zhvillohet konferenca botërore për sigurinë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

….Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh tek shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada, punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj. Mirënjohës që do të jeni i pranishëm në Konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg, por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju….

 

JUSTIN TRUDEAU

KRYEMINISTER I KANADASE

 

…Së pari shpreh ngushël​limet e mia për tërmetin e tmerrshëm për të cilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë edhe në Konferencën e Rindërtimit.  Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni dhe është kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin…

 

Një takim i dytë ishte edhe ai me homologun e Kuvajtit, Sabah Al Khalid Al Sabah.

 

Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve nën titullin “Bashkë për Shqipërinë” përveç vendeve anëtare, do të jenë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të shteteve të tjera të organizmave financiar ndërkombëtar, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore.

 

Ajo do të drejtohet nga Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama, ku fillimisht do të ketë një prezantim të raportit të dëmeve që la pas lëkundja sizmike e Nëntorit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *