Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër ftesë studentëve për të dialoguar në lidhje me 8 kërkesat.

 

Në një postim në “Instagram”, Rama krahas ftesës për studentët nuk i ka kursyer edhe akuzat në drejtim të opozitës dhe ekzaktësisht ndaj kreut të LSI dhe atij të PD.

 

Kreu I qeverisë shprehet se sharrat e doktoreshës dhe britmat e artistit e gjymtuan si s’ka më keq protestën e studentëve.

 

“Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog #Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *