E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rama prezanton nesër programin, seancë maratonë në parlament, ministrat betohen të premten përpara Begajt

Ilustrim · Vizion Plus

Nesër në orën 10:00 kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij do të prezantojnë në parlament programin e qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Konferenca e kryetarëve e mbledhur për këtë qëllim ka vendosur që çdo deputet ka të drejtë të flasë 10 minuta.

Rregullorja ka vetëm dy përjashtime; kryeministri e ka kohën e diskutimit pa limit dhe lideri i opozitës ka të drejtë të flasë po aq sa lideri i mazhorancës.

Tradicionalisht në seancën për votëbesimin e qeverisë flasin të gjithë deputetët, ndaj pritet që mbledhja e parlamentit të nisë të enjten e të mbyllet ditën e premte.

Pasi të votohet në parlament kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij do të betohen të premten para presidentit të Republikës dhe do të nisin zyrtarisht detyrën./vizionplus.tv

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh