Subscribe

Teksa ka prezantuar programin e qeverisë, kryeministri Edi Rama u ndal sot edhe tek çështja e “Ballkanit të Hapur”.

Teksa fliste nga foltorja e Kuvendit, Rama e cilësoi si “pjellë” të procesit të Berlinit, ndërsa kritikoi sërish qeverinë e Kosovës.

“Ballkani i hapur nuk është lojë e Serbisë. Nuk është devijim nga rruga e anëtarësimit të BE. Të gjitha këto janë përralla me gogol, në një luftë nga Facebook dhe kolltuku. Kosova dhe Shqipëria atë armik e kanë mundur realisht falë SHBA-së, kundër xhahilit të Beogradit si dhe falë UCK.
Foshnjat që lindën në atë luftë nuk ia kanë borxh politikës që luan luftash me Serbinë as në Prishtinë as në Beograd. Nuk ia kanë borxh që Kosova e nxitur edhe nga Tirana për politika që skano të bëjnë me kombin ti humbasë në paqe si në një ruletë, ku bllofet për politikë të brendshme me atë të jashtme , të gjitha kreditit ndërkombëtare, por për Kosovën ne mund të flasim jo të vendosim.

U takon atyre të marrin vendime dhe ne na takoj ti respektojmë. Për Shqipërinë vendosin autoritetet Shqipërisë dhe ata duhet ti respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë t’i diskutojmë vëllazërisht, por jo ti shpallim si tradhtarë dhe konsipracionistë ruso-kinezë ata që mendojnë ndryshe. Duke luajtur harushë me dhimbjet e njerëzve. Të përvëluar në mish dhe shpirt nga lufta por edhe me padijen e kësaj ane dhe asaj që pushkët i nxjerrin në Facebook për të sharë. Ballkani hapur është pjellë e procesit të Berlinit për të ecur më shpejt me lirinë e lëvizjes së njerëzve pa pritur që të na mbledhë njëherë në vit për të bërë një mbledhje të radhës. Në procesin e Berlinit ishte edhe korridori blu. Ku është? Ballkani i hapur nuk merr përsipër asgjë, por mundëson që ta nxjerrin vetë gomarin nga balta,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *