Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur sërish krydemokratit Lulzim Basha, duke i kujtuar se ka qenë pjesë e hartimit të dosjes për “Shtëpinë e Verdhë”, duke qenë pro raportit te Dick Marty.
Në një postim në “Twitter”, ai pyet Bashën nëse ka përdorur maskë që kur merrte në pyetje shqiptarët per llogari të Dick Marty ndërsa i bën thirrje që të tregojë të vërtetën.
“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!” shkruan Rama.





