Kryeministri Edi Rama nuk u “kursye” në sulme ndaj presidentit Ilir Meta këtë të hënë.

 

Në një deklaratë për mediat pasi u mbyll mbledhja e shtabit elektoral të PS, Rama u shpreh se Meta sillet si kryetari i LSI.

 

Sipas kryeministrit, të gjithë e kanë të qartë se çfarë po bën kreu i shtetit dhe prandaj do ta dënojnë më 25 prill, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Nuk ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve. Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë rruge, që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale, që e ka vënë Presidencën në dispozicion të LSI dhe që çdo ditë humbet nivel në raport me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë, se të gjithë e shohin dhe e ndjejnë dhe të gjithë do e dënojnë në 25 prill.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *