Subscribe

Kryeministi Edi Rama, në një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër, vuri theksin tek vendosmëria për ta transformuar Shqipërinë në një vend ku mund të ndërtohet e ardhmja.

Kreu i qeverisë foli edhe për procesin e vaksinimit, ku theksoi se po pëpiqen për ta fituar me këmbëngulje betejën me COVID.

“Ne po luftojmë me durim dhe këmbëngulje luftën e nisur. Nuk ka ngjitje pa rezitencë dhe pa vendosmëri e pa lodhje. Ne e kemi të mundur që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tuaj, të ardhmen e të gjithë vendit. Shqipëria ka filluar që pak nga pak t’i vendosë në punë pasuritë e saj. Tepelena dikur ishte një vend ku ndalohej vetëm për të pirë pak ujë apo për tu furnizuar me karburant, sot është një destinacion.”

Po ashtu, ai nënvizoi se investimet në turizëm, agroturizëm, në hidrocentrale dhe aeroporte do të rrisin shumë standardin e jetesës.

“Universitet tona duhet të jenë dyer që të rinjtë dhe të rejat të kenë ndjesinë sikur ikin jashtë shtetit. Ky është një nga planet tona të veprimit të 2021-2025. Kemi krijuar një vizion të 2030 dhe ne besojmë që të bëhemi kampione e Ballkanit në turizëm, agroturizëm, në fushën e teknologjisë. Me gjithë ato para që ne shpenzojmë për të importuar në energji, të mos shpenzohet për këtë punë, por ne të ekspertojmë energji. Në pak ditë ne hapim Aeroportin e Kukësit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *