Subscribe

Dashnor Memaj, kreu i shoqatës së transportit publik ditën e sotme i ftuar në emisionin “7pa5” ka folur për risinë më të fundit në transport.

Tirana ka më në fund të hedhura online të dhënat e kombinuara të transportit publik në Google Maps të cilat gjenerojnë sipas kërkesës së gjithësecilit cilat linja do të përdorë në funksion të destinacionit.

Kjo pritet që t’iu vijnë në ndihmë kryesisht turistëve por jo vetëm, duke shmangur kështu amullinë që shkaktonte mungesa e këtyre të dhënave online. Zoti Memaj tha se ky është vetëm hapi i parë, pasi aplikacioni ka ende nevojë për përmirësim.

Dashnor Memaj: Ky është vetëm hapi i parë. Aplikacioni duhet të përmirësohet, por ky është në lajm i mirë pasi unë si qytetar apo turist nga aplikacioni mund të zgjedh vendin ku dua të shkoj. Vonesa do të ketë sepse janë të paparashikueshme si trafiku apo një defekt i autobusit. Por nga aplikacioni tashmë shumë thjesht mund ta zgjedhësh destinacionin.

Kjo është iniciativë e bashkisë së Tiranës sepse në këtë moment duhet një vëmendje për transportin publik. Turistët e frekuentojnë shumë transportin publik, është mënyra që përdorin më shumë për të lëvizur. E gjithë vëmendja e institucioneve duhet të jetë te transporti publik.

A do kemi përmirësim të teknologjisë për pagesën?

Dashnor Memaj: Nga shoqata e transportit është kërkuar prej kohësh një aplikacion i tillë që unë si qyterat apo turist mund të paguaj online dhe të zgjedh udhëtimin. Në transportin ndërqytetas është menduar dhe besoj se do të jetë funksionale në fund të vitit. Ndërsa në transportin urban është pak më e vështirë. Nuk menaxhohet mirë për momentin në tranposrtin urban. Një ndër kërkesat më me zë të Shoqatës është përmirësimi i kushteve të transportit publik, Subvencione të ndryshme ose kredi të buta për të marrë flota të reja.

A funskionon thirrja me zë në të dyja gjuhët në të gjitha autobusët?

Dashnmor Memaj: Ne kemi testuar një linjë dhe është shumë funksionale. Nuk ka linja të tjera që flasin në shqip dhe anglisht. Shpresojmë të bëhen linjat e tjera sepse ka qenë shumë funksionale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *