Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të diel një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se asnjë vend në rajon nuk e ka taksën dhe TVSH-në, zero.

Ai komentoi edhe taksën e sheshtë, një nga prioritetet e PD-së. Për Ramën, taksa e sheshtë ndihmon të pasurin dhe dëmton të varfrin.

Kreu i qeverisë premtoi se biznesi i vogël nuk do të bie më pre e inspektorëve abuzues, pasi sistemi do të dixhitalizohet.

“Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugëve, kështu është dhe biznesi i vogël. Është katastrofë që cilido që merret me një biznes të vogël të shkojë të votojë atë që do të bëjë taksën e sheshtë, 9% të paguash që ta cosh Lulin të flejë. Luli fle kudo që ta lesh, do të paguash taksë që ta lesh të flejë në kryeministri? Kjo është e pakonceptueshme, sado inat ta kesh Rucin dhe Ramën, kur vjen puna, xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur të pasurit, e për të rënduar më të varfrit. Është qasje brutale kapitalitre, ndihmon më të fortin”, nënvizoi Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *