“Hiq dorë nga provokimet sepse nuk ua kemi për borxh”. Kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama-Lulzim Bashes, pas deklaratës së këtij të fundit për prishje te marrëveshjes se 5 qershorit.

Në një postim në twiter, Rama i konsideron deklaratat e Bashës si kërcënime, duke theksuar se PD nuk mund të marrë peng Kuvendin.

Nga ana tjetër, opozita i është përgjigjur kreut të qeverisë me një deklaratë të bërë nga ministri Damian Gjiknuri, në daten 19 qershor, ku shprehej kunder listave te hapura dhe kunder prekjes se sistemit.

Sipas PD-së, Rama është i frikësuar dhe i tmerruar nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen i pushtetit.

PD shton se Kryeministri hallin e ka tek oligarkët e tij dhe kriminelët qe e sollën në pushtet.

“Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet. Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës, kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat të mosndryshonin”, shkruan Gamzent Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *