Pas marrëveshjes së arritur me kompaninë turke, sot mbërritën nga Turqia dozat e vaksinës kineze.
Nga Rinasi, kryeministri Edi Rama tregoi se objektivi është që 500 mijë shqiptarë të vaksinohen brenda qershorit. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë zbuloi se kanë nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave kundër koronavirusit. Sipas tij, do t’i hapte rrugë zhvillimit të vendit në fushën e shëndetësisë.
“Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. Njëkohësisht kemi nisur edhe bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinav, një fabrikë të teknologjisë së lartë që është një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë që bën edhe distrucionin Sonovax. Një fabrikë prodhuese e cila do të hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vendin tonë dhe do të jetë një pikë shumë e rëndësishme referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.”





