Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja.
Ai është varrosur në pranë të një rrethi të ngushtë familjarësh.
Lexo edhe :
Në një njoftim zyrtar familja ka bërë me dije se nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja dhe se po ashtu nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.
Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.
Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.
Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.
Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.






