Dy ditë pas ekzekutimit të 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj, policia vijon të kërkojë dy autorët e dyshuar të vrasjes, por pa sukses. Edhe pse janë ngritur disa grupe kontrolli, blutë ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e vëllezërve Nela.
Mbrëmjen e së mërkurës, 3 persona u vunë në pranga, një prej të cilëve Dali Nela, vëllai i autorëve në kërkim, Donaldo Nela, 29 vjeç dhe i vëllai Marjaldo Nela.
Të arrestuar janë edhe Aldo Kalemi dhe Ermal Mataj, të akuzuar për armëmbajtje pa leje, si dhe për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Po ashtu është proceduar edhe Julian Kalemi, për “Deklaratë të rreme përpara prokurorit”, si dhe Gëzim Qendraj, i akuzuar për “Kanosje”.
Policia ka sekuestruar një pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën dyshohet se viktima Endri Goxhaj plagosi Dali Nelën, një krehër me fishekë, municion luftarak, 2 automjete, 2 motora, 4 celularë dhe sende të tjera.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët dhe viktima kanë qenë të ndarë në 2 grupe dhe mes tyre ka pasur shkëmbim zjarri. Sipas policisë, njëri ka qëlluar Endri Goxhajn duke plagosur Dali Nelën. Më pas, vëllezërit e këtij të fundit reaguan me armë duke vrarë Goxhajn.
Konfliktet mes grupeve kanë qenë të hershme dhe dyshohet se edhe përplasja e fundit lidhet me trafikun e lëndëve narkotike.
/vizionplus.tv





