E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

IKMT shemb 7 objekte për Korridorin 8, tre të shpronësuara, të tjerat pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë në segmentin Elbasan–Papër, ku janë shembur 7 objekte për t’i hapur rrugë realizimit të projektit infrastrukturor të Korridorit 8.

Sipas autoriteteve, objektet e prishura janë një dhe dykatëshe. Për tre prej tyre është zbatuar procedura e shpronësimit për interes publik, ndërsa katër të tjerat rezultonin të ndërtuara pa leje dhe pa dokumentacion pronësie.

Ndërhyrja vjen në kuadër të avancimit të punimeve për këtë aks të rëndësishëm rrugor, që synon përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në vend.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë