Kryeministri Edi Rama u shpreh të enjten se  identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin.

 

Përmes rubrikës AMARCORD, Rama sjell një fotografi të Marubit, të bandës muzikore shqiptare. “Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të përçarjes apo mbisundimit mbi tjetrin”, shkruan Rama.

 

Megjithëse në distancë të barabartë mes Perëndimit dhe Lindjes, sipas Kryeministrit, “kjo është një nga vetitë që na bën parësisht europianë, të besës, paqedashës, shtetformues dhe universalistë kudo ku jemi autoktonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *