Subscribe

Kreu i PS-së ndodhet në Korçë, në një drekë me mësuesit pensionistë.

 

Ai ka thënë se sa ka bërë për arsimin gjatë këtyre 44 muajve qeverisje, si dhe ka premtuar se pagat e pensionet do rriten më shumë gjatë viteve në vijim.

 

“Në këtë pjesë të parë, me reformën në arsimin parauniversitar bëmë të mundur që Shqipëria të përmirësojë pozicionin e saj me plot 21 vende në renditjen ndërkombëtare PISA 2015.

 

Shpëtuam nxënësit nga 600 tekste me gabime të rënda dhe nga 4000 mësues pa arsimin përkatës. Sot, rekrutimi i mësuesve bëhet mbi bazë merite dhe fëmijët tanë mësojnë me tekstet prestigjoze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, njësoj si çdo nxënës në BE. Rritëm pagat e mësuesve deri në 36% ndërsa pensionet deri në 40%”, ka thënë Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *