Raundi i dyte i negociatave mes maxhorances dhe opozitës ka dështuar. Pas 2 ore takimi ne zyrën e presidentit te republikës, duket se palët nuk kane lëvizur nga pozicioni fillestar.

 

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se oferta e maxhorances është e njëjte me ate te prezantuar te mërkurën dhe data e zgjedhjeve nuk ndryshon.

 

Nga ana tjetër Basha ka deklaruar se nuk tërhiqet nga kërkesa per qeveri teknike e votim elektronik.

 

Te dy politikanet u kujdesen te theksojnë se negociatat vazhdojnë.

 

Por nëse bisedimet dështojnë, duket se rruga e secilit është e përcaktuar qarte.

 

Takimi i dyte mes Bashes e Rames u negociua me ndërhyrjen e figurave me te larta te Partisë Popullore Evropiane, si dhe me ndihmën e ambasadoreve te akredituar ne Tirane.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *