Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur apelit të ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila iu bënte thirrje partive politike që mos të kandidojnë persona me të shkuar kriminale apo në lidhje me korrupsionin, si dhe të bëjnë një transparencë të plotë të financave të tyre.

Në konferencën e mbajtur këtë të marte, kreu i qeverisë tha se nuk është e nevojshme që kryediplomatja t’i tregojë punën e tij, raporton Vizion Plus.

Po ashtu, ai reagoi sërish lidhur me kritikat ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat dhe letrën e Ambasadës Franceze, ku theksohej se Rama kishte bërë deklarata të pavërteta.

Kreu i qeverisë tha se ambasada ka nxjerrë nga konteksti deklaratat e tij, pasi ai nuk ka sulmuar në asnjë moment Francën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *