Subscribe

Dalin ne drite detaje te reja nga vrasja 63-vjecarit shqiuptar ne Korfuz ne greqi.Petrit Zifle  nga Berati I njohur në fshatin ku banonte me emrin Petro u qellua me armë zjarri nga një anëtar i Agimit të Artë.

 

Autori i vrasjes është arrestuar nga forcat e policisë dhe ka pranuar krimin.

 

Ekzekutuesi I tij eshtë një 44 vjeçar nacionalist ekstremist grek emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Sipas burimeve gjithçka filloi  pas një sherri në një lokal në fshat. Zifle dhe 44-vjeçari grek shkëmbyen fjalë dhe komente raciste. Sipas dëshmitarëve zanafilla e debatit ishte emri i Maqedonisë, më pas situata u përshkallëzua ku përfaqësues i Agimi te Artë shpertheu ne thirrje raciste kundër emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Klientët qe ishin ne lokal i ndane nga njëri-tjetri, pasi po konfliktoheshin dhe shtetasi grek e ka kërcënuar Petrit Ziflën se do ta vriste.

 

Me pas duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Dragonit-Spartero  në pjesën jugore të Korfuzi , anetari i Agimit te Arte pa në rrugë 63 vjeçarin dhe pasi mori armen e qelloi me dy plumba. Viktima u gjet në një kanal të nesërmen nga kalimtarë . Nderkohe arma e krimit u gjet në një zonë të pyllëzuar prej rreth 3 kilometra me larg.

 

Autori i tha policëse se 63-vjeçari  Petrit Zifle e kishte sharë dhe ofenduar.Ndërkohë shumë organizata në greqi janë solidarizuar dhe kanë dënuar  vrasjen duke e lidhur  ate me motivet raciste.  Vrasjen e Petrit Ziflës e kanë dënuar dhe deputetë të partisë SYRIZA, Komiteti I Helsinkit në Greqi.

 

Gjithashtu priten tubime në Korfuz nga student të fakultetit të drejtësisë me moton “heshtja është bashkëfajtore në krim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *