Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi i Eglant...

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta vendosë Kazakistanin...

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët: Nuk pritet...

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën...

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja...

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

“Qytetarët morën mesazhe fyese”/ Presidenca: Numri personal i Ilir Metës është keqpërdorur

29 Prill 19:17

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka akuzuar se disa persona kanë keqpërdorur numrin personal të Ilir Metës, duke dërguar mesazhe fyese qytetarëve.

 

Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se këta persona që dërgonin mesazhe në emër të presidentit Ilir Meta, janë identifikuar.

 

Po ashtu, ai paralajmëroi se do të kërkohet hetim ndërkombëtar për të gjithë ata që prekin të dhënat e qytetarëve.

 

“Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve. Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot. Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë. Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë. Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja. Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi. Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Ilir Meta mesazhe fyese Presidenti Tedi Blushi

Nga e njëjta kategori

I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi i Eglant Koçit

më shumë...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën pa vlerësimin e ndikimit në mjedis! Çfarë komenti dha për largimin e Koçekut nga PS

më shumë...

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

më shumë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

Pellumb Gjoka
3:33

“Metamorfoza”, Gjykata e Posaçme dënon me 9...

3:30

I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi...

3:21

Rezerva e uraniumit e Iranit mund ta...

3:11

Taksa e pronës do të rritet, ekspertët:...

2:45

Theu masën e arrestit në shtëpi dhe...

2:27

Ndikimi i protestave në turizëm, operatorët në...

2:21

9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë

2:04

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe...

2:02

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm...

1:57

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi...

1:44

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga,...

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

Më të klikuarat

  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • I zhdukur prej dy javës, gjendet trupi i Eglant Koçit
  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që do “të notojnë” në pa...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.