Rritet numri i viktimave nga përmbytjet më të këqija që kanë goditur shtetin jugor të Indisë, Kerala, në 100 vitet e fundit.

 

357 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur që kur shirat e rrëmbyeshëm të Monsoonit u përkeqësuan një javë më parë.

 

Më shumë se 300 mijë të tjerë janë shpërngulur nga shtepitw e tyre të pabanueshme. Mijëra ndwrtesa dhe rrugë janë shkatërruar. Shteti ka kërkuar më shumë fonde si dhe 20 helikopterë të tjerë dhe 600 anije me motor për të rritur përpjekjet e shpëtimit për ata që janë ende të bllokuar.

Edhe pse duket sikur kohës së keqe po I vjen fundi, situata nuk duket aspak premtuese për shkak se humbjet në njerëz dhe dëmet materiale janë të mëdha. Në infrastrukturë janë shënuar pothuajse 3 miliardë dollare humbje. Edhe zonat turistike janë dëmtuar si pasojë e stuhive të mëdha të shiut.

 

Mediat raportojnë se rrëshkitjet e dheut kanë zhdukur fshatra të tëra.

Por autoritetet japin alarmin se ekziston një nevojë e madhe për ilace, për shkak se shumë nejrëz rezultojnë të sëmurë rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *