Kjo është hera e parë që mediat amerikane lejohen të transmetojnë pamje brenda institucionit kryesor të paraburgimit që ndodhet në Dona të Teksasit. Në një hapësirë të parashikuar për 250 persona, gjenden 4 mijë migrantë që vijnë nga Meksik, përfshirë 3,400 fëmijë të pashoqëruar nga prindërit. Dokumentet e tyre përpunohen në çadra, përpara se të dërgohen në ambiente që menaxhohen nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore dhe më pas të vendosen me një anëtar të familjes, të afërm ose person që shërben si garant për ta.

 

Fëmijët mbahen në ndarje të formuara nga qese plastike. Shumë prej të cilave kishin më shumë se 500 fëmijë, të vendosur pranë njëri-tjetrit dhe shumë prej tyre shtriheshin në tokë në shtroja e batanije prej letre alumini.

 

Administrata Biden vazhdon të dëbojë të rriturit që përpiqen të kalojnë kufirin nën një dokument mbi shëndetin publik të lidhur me koronavirusin të miratuar nga ish-Presidenti Donald Trump. Presidenti Biden gjithashtu është përpjekur të dëbojë shumicën e familjeve që udhëtojnë së bashku, por ndryshimet në ligjin meksikan kanë detyruar agjentët që të lirojnë shumë prindër e fëmijë të tyre duke i lejuar të hyjnë në SHBA.

 

Disa qindra fëmijë dhe adoleshentë kalojnë kufirin çdo ditë, shumica largohen nga dhuna, varfëria ose efektet e katastrofave natyrore në Amerikën Qëndrore. Në disa raste, prindërit që janë refuzuar të hyjnë në SHBA i kanë dërguar fëmijët e tyre vetëm përtej kufirit, duke shpresuar se ata do të strehohen tek të afërmit e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *