Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk...

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima dhe disa...

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për...

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht...

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD: Cilat ishin...

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati...

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë rrezikojnë ndëshkimin...

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri:...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3...

Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare thellojnë bashkëpunimin për financimin e bujqësisë

11 Shkurt 13:53

Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilluan sot një takim të zgjeruar me drejtuesit e bankave tregtare, me fokus rishikimin e progresit të Skemës së Garancisë Sovrane për rritjen e kreditimit drejt bujqësisë dhe sektorëve prioritarë të ekonomisë.

Takimi u zhvillua në praninë e Ministrit të Financave Petrit Malaj, Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, si dhe drejtuesve të bankave tregtare dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave. Qëllimi ishte vlerësimi i ecurisë së deritanishme, identifikimi i pengesave dhe përcaktimi i masave konkrete për të përmirësuar aksesin në financim për fermerët dhe bizneset MSME.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se bujqësia mbetet një prioritet strategjik i qeverisë, veçanërisht në prag të integrimit të Shqipërisë në tregun e përbashkët evropian. Sipas tij, Skema e Garancisë Sovrane duhet të shërbejë si një katalizator për rritjen e produktivitetit dhe vlerës së shtuar përgjatë zinxhirit prodhues. Ai nënvizoi se sektori do të mbështetet paralelisht edhe përmes skemës kombëtare të bujqësisë, paketës fiskale dhe rifillimit të IPARD III, për të siguruar qëndrueshmëri dhe atraktivitet afatgjatë për bankat dhe investitorët.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi progresin e arritur dhe rolin e Skemës si instrument plotësues që përmirëson transmetimin e kreditimit drejt ekonomisë reale, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe menaxhimin e kujdesshëm të rrezikut. Ai theksoi nevojën për adresimin e disa çështjeve operacionale dhe për koordinim të vazhdueshëm mes autoriteteve publike, bankave dhe institucioneve të përfshira, në mënyrë që skema të rrisë efektivitetin dhe përthithjen.

Nga ana e tij, Ministri i Bujqësisë Andis Salla deklaroi se skema ka filluar të japë rezultatet e para, me rritje të interesit dhe aplikimeve nga fermerë dhe biznese agro-përpunuese. Ministria dhe agjencitë e saj do të vijojnë informimin dhe asistencën për aplikuesit, duke forcuar bashkëpunimin trepalësh mes institucioneve publike, bankave dhe fermerëve.

Drejtuesit e bankave konfirmuan se pas fazës së njohjes, muajt e fundit kanë shënuar gjallërim të dukshëm, me një numër në rritje aplikimesh aktualisht në proces vlerësimi. Ata propozuan ndërhyrje të mëtejshme për rritjen e efikasitetit të skemave, të cilat u mirëpritën për shqyrtim nga autoritetet./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
banka e shqiperise

Nga e njëjta kategori

Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë kurrë të ndërtohet pa leje, u godit zemra e Thethit

më shumë...

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima dhe disa të plagosur

më shumë...

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo oligarkë, por për trashëgimtarët e pronave

më shumë...

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë trendin si dhe mënyrat e trajtimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:31

Rama rikthehet në veri një vit pas...

4:27

VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët, 7 viktima...

4:22

Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk...

3:56

Sëmundjet e rralla te fëmijët, mjekët tregojnë...

3:29

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën...

3:17

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD:...

3:02

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme...

2:54

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë...

2:11

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar...

2:01

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha...

1:41

Debat për lekët e Kanye West/ PD:...

1:28

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë,...

1:07

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga...

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.