Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është takuar me presidentin kinez Xi Jiping gjatë një vizite zyrtare këtë të premte në Kinë.
Takimi vjen pas presionit në rritje të ShBA-ve qe po ndikojnë në afrimin mes Moskës dhe Pekinit. Putin dhe Xi Jiping u zotuan për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, politik e ushtarak.
Dy krerët e shteteve gjithashtu shkëmbyen pikëpamjet mbi çështjet me interes të përbashkët, duke përfshirë situatën në gadishullin korean dhe çështjen bërthamore të Iranit.





