Një baba nga Britania e Madhe ka humbur jetën, teksa tentoi të shpëtonte dy vajzat e tij të vogla nga mbytja.

 

Ai kishte shkuar së bashku me familjen e tij për pushim në një nga plazhet e Portugalisë.

 

Dy të miturat, të moshës 12 dhe 9 vjeçe arritën të shpëtonin.

 

Nga ana tjetër, 45-vjeçari, i cili pësoi arrest kardiak, pavarësisht dhënies së ndihmës së shpejtë nga një infermiere që ndodhej në plazh, nuk mbijetoi.

 

Kolegët e konsulentit financiar e konsideronin viktimën një punonjës “të madh, bujar dhe të talentuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *