Një 51 vjeçar shqiptar është gjetur I vdekur në periferi të Athinës në Koridhalos.

 

51 vjeçari identitetit të cilit nuk bëhet I ditur, punonte si roje në një kompani transporti.

 

Sipas falimljarëve të tij, 51 vjeçari ka qenë vitike e vjedhjes pasi autorët e kishin lidhur atë dhe më pas e kishin goditur me sende të forta.

 

Në orën 02:40 të mëngjesit të kësaj të hëne ai kishte komunikuar me vajzën e tij, duke I thënë se kishte rënë pre e një grabitjeje.

 

Vetë vajza e viktimës është nisur menjëherë për në vendngjarje ku e ka gjetur të atin të lidhur e të dhunuar. Deklaratë kjo që është bërë dhe në komisariatin e policisë.

 

51 vjeçari u transportua menjëherë për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

 

Ndërkohë policia, sipas mediave greke, ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *