E hënë, 19 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen e sanksioneve dhe lejimin e bërthamoreve

Irani u dërgoi Shteteve të Bashkuara një propozim të ri paqeje me kushte që duken të ngjashme me ofertat që Uashingtoni i kishte refuzuar më parë. Megjithatë një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se SHBA-të kishin zbutur qëndrimet për disa çështje. Oferta iu dërgua Uashingtonit nëpërmjet Pakistanit.

Propozimi iranian, dukej i ngjashëm në shumë aspekte me ofertën e mëparshme të Iranit, të cilën Trump e hodhi poshtë javën e kaluar duke e quajtur mbeturinë.

Reklamë

Do të përqendrohej së pari në sigurimin e përfundimit të luftës, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e sanksioneve detare.

Çështjet më të diskutueshme rreth programit bërthamor të Iranit dhe pasurimit të uraniumit do të shtyheshin për raunde të mëvonshme bisedimesh sipas Reuters.

Reklamë

Sipas një zyrtari iranian Shtetet e Bashkuara kishin rënë dakord të lironin një të katërtën e fondeve të ngrira të Iranit, që arrijnë në total dhjetëra miliardë dollarë , të mbajtura në banka të huaja.

Burimi iranian tha gjithashtu  për Reuters se Uashingtoni kishte treguar më shumë fleksibilitet në lejimin e Iranit të vazhdonte disa aktivitete bërthamore paqësore nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit citoi veçmas një burim të paidentifikuar të thoshte se SHBA-të kishin pranuar heqjen e sanksioneve të naftës ndaj Iranit ndërsa negociatat ishin në vazhdim.

Nga Uashingtoni i cili thuhet se po përgatitet për të rinisur bombardimet, nuk pati një përgjigje të menjëhershme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë