E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 44 minuta më parë
Bota

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në zgjedhjet e reja të 2029-ës

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se nuk heq dorë nga posti i kryeministrit, madje do të jetë në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme të 2029-ës.

Kjo deklaratë bëhet pasi kanë filluar të ravijëzohen emrat e rivalëve të tij për postin e kryeministrit, pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet lokale dhe rajonale në Britani, ku Laburistët në pushtet pësuan një humbje të thellë që ka çuar në përpjekjet për largimin e kryeministrit nga detyra.

Ndërkohë ish-ministri i Starmer për Shëndetësinë, Wes Streeting, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti, do të jetë një nga kandidatët për të zëvendësuar Starmer nëse do të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Partisë Laburiste. Humbja e rëndë e Laburistëve në zgjedhjet e 7 majit bën që një e treta e deputetëve në radhët e Laburistëve në parlamentin britanik të kërkonin largimin e kryeministrit Starmer.

Vazhdo të lexosh

Reklamë