Subscribe

Mazhoranca vendosi të miratojë kandidaturën e propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave e mori në shqyrtim kandidaturën e Arben Shehut këtë të martë dhe në fund të mbledhjes u votua me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Më herët PS ka rrëzuar tre emra të propozuar nga Meta, ato të Petraq Milos, Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.

Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSH dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *