Partia Socialiste ka fituar edhe në zonën e Astirit në Tiranë. Lajmi u dha nga vetë drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj.

 

Në një prononcim për mediat, Veliaj tha se Astiri tregoi se qytetaria fiton mbi dhunën e barbarinë, ndërsa shtoi se kur të mbarojë e gjitha rruga, banorët e kësaj zone do të kenë mundësi të jetojnë në aksin më të mirë dhe më ideal në Shqipëri.

 

“Qytetaria fiton mbi dhunën, mbi barbarinë. Sot jam shumë krenar për djemtë e vajzat e mrekullueshme, për të gjithë aktivistët tanë, për patronazhistët tanë, të cilët u siguruan të trokasin derë më derë. Astiri me ato të vetat po ecën, janë bërë dy nënkalime të “Shqiponja”, do bëhen dhe tre të tjera, do mbarojë në fund të vitit, por kur gjithë rruga të ketë mbaruar, kur në vend të pluhurit të ketë pastërti, kur banorët do të kenë mundësi të jetojnë në aksin më të mirë, më ideal, në Shqipëri, kur kjo të jetë fashitur, do duhet të shkruhet historia. Është vetëm çështje kohe, derisa të konfirmohet shumica jonë, si tek Astiri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *