Subscribe

Rreth 36,134 maturantë maturanë do t’i nënshtrohen këtë të premte provimit të parë të maturës.

 

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarrëvajtjen e provimit të parë të maturës, atë të gjuhës së huaj.

 

Policia ka bërë me dije se prej ditës së enjte uniformat blu kanë bërë të mundur shqoërimin e të gjitha materialeve të provimit në 10 destinacione të ndryshme në të gjithë vendin. Për shoqërimin e materialeve janë angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, gjatë ditës së sotme bëhet me dije se janë marrë në rruajtje 206 shkolla ku do të zhvillohet provimi ndërsa janë angazhuar për mbarrëvajtjen rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie

 

 

Njoftimi policisë

Policia e Shtetit në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Brendshme dhe Postës Shqiptare “Për koordinimin e masave në organizimin dhe zhvillimin e Maturës Shtetërore 2019 në Republikën e Shqipërisë”, në lidhje me zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2019, ka marrë një sërë masash.

 

Në zbatim të urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

 

“Për planifikimin dhe kryerjen e shërbimeve policore gjatë procesit të provimeve të Maturës Shtetërore 2019”, nga strukturat e rendit publik/policimit në komunitet në të gjitha drejtoritë vendore të policisë/komisariatet/stacionet e policisë, si dhe repartet e FNSH-të, cilat kanë marrë në ruajtje disa objekte, janë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë si dhe të mbarëvjatjes së procesit përsa i përket detyrimeve që ka Policia e Shtetit.

 

Ditën e djeshme  në zbatim  të telegramit  të Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike “Për marrjen e masave për shoqërimin e automjeteve të Postës Shqiptare me materialet e provimit të Maturës Shtetërore të datës 07.06.2019, u bë  shoqërimi i materialeve të provimit në 10 linja apo destinacione të ndryshme në të gjithë vendin, ku nga Policia e Shtetit kishte angazhuar rreth 20 punonjës police dhe 10 automjete të policisë.

 

Gjatë natës deri sot në orën 08:00 ambientet e DAR/ZA në rrethe u siguruan nga Policia e Shtetit, ku u angazhuan  40 punonjës policie.

 

Në rreth 206 shkolla në të gjithe vendin do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2019.

Për sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, Policia e Shtetit ka planifikuar me shërbim rreth 560 punonjës police dhe 45 automjete policie.

 

Shërbimet policore në të gjitha strukturat vendore, në zbatim të planeve të masave të përgatitura për këtë qëllim, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar nga jashtë me shërbime policore gjithë procesin e provimit në të gjitha shkollat ku do të zhvillohet provimi.

 

Pas përfundimit të provimit përsëri  punonjësit e Policisë do të kryejnë shoqërimin e materialeve të provimit në destincaionin përkatës.

 

Policia e Shtetit uron maturantët në të gjithë vendin suksese në provimet e Maturës Shtetërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *